Bllokohet aeroporti i Beogradit, devijohet fluturimi nga Tirana

12 shtator 2018 | 10:40

Një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në orën 4:35, nuk ka mundur të mbërrijë në kryeqytetin serb, por ka devijuar fluturimin përkohësisht në Rumani.

Shkak është bërë mbyllja e përkohshme e Aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, si pasojë e disa problemeve teknike të një avioni të kompanisë “Egypt Air”.

Lajmi konfirmohet nga autoriteti aeroportual serb, që sqaroi se avioni “Boeing 737-800” zbriti pa pasagjerë në orën 4:11 në aeroportin e kryeqytetit serb.

Avioni mbeti i ndalur në pistë për shkak të problemeve teknike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…