Ukrainasit me “Himars” vrasin 65 ushtarë rusë

21 shkurt 2024 | 08:35

Një poligon stërvitor në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës, i përdorur nga Brigada e 39-të e Gardës së Motorizuar të Forcave Tokësore ruse, thuhet se u godit dje nga disa raketa të lëshuara nga M142 HIMARS i Ukrainës, duke rezultuar në më shumë se 65 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Lajmi u përhap në rrjetet sociale dhe ndër të tjera u publikua nga OSINTdefender, një kanal në X që merret me mbledhjen e informacionit nga burime të hapura, transmeton Telegrafi.

Rrjetet sociale ruse dhe kanalet Telegram, ishin të indinjuar që ushtarët u urdhëruan nga komandantët të stërviteshin në një zonë kaq të ekspozuar pranë vijës së frontit.

Videot që qarkullojnë në X, tregojnë shumë trupa burrash me uniforma ushtarake në tokën me baltë.

Në anën tjetër, aty dëgjohet dikush duke sharë eprorët e tyre që i urdhëruan të trajnoheshin në këtë fushë të hapur që ishte cak i lehtë për ukrainasit që i goditën me HIMARS-in amerikan. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kanë hyrë në grevë 250 punëtorë teknikë dhe të…