Mushkolaj ironizon me Gërvallën: Me mujtë diqysh me e largu edhe këtë ambasadorin amerikan

21 shkurt 2024 | 11:40

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas raportimeve se ajo ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, të cilat më pas i ka demantuar edhe vet Gërvalla.

Mushkolaj me ironi i ka thënë Gërvallës se si ta larojë edhe ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier.

“Me mujtë diqysh me e largu edhe këtë ambasadorin amerikan. Donikë?”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Ndërkohë, në lidhje me këto raportime, dje ka reaguar Gërvalla, duke i demantuar të njëjtat.

“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e kancelarit Scholz dhe ministres së Jashtme Baerbock”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Muncheni në sezonin e ardhshëm do të ketë një…