Kusari-Lila: Vazhdon komunikimi me ShBA-në për çështjen e dinarit

21 shkurt 2024 | 14:52

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se koordinimi dhe komunikimi në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është duke vazhduar.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, Kusari-Lila ka thënë se janë disa çështje në të cilat nuk ka pasur dallim në parime, por në afatet kohore të zbatimit apo implementimit.

“Sa i përket çështjes së Rregullores së BQK-së tashmë është thënë shumë herë që BQK-ja ka marrë vendimin si institucion i pavarur. Ndërsa sa i përket koordinimit me faktorët ndërkombëtarë, partnerët tanë strategjikë, besoj se ka qenë mjaftueshëm e theksuar gjatë gjithë deklarimeve që gjithë krerët shtetërorë e shohin si të veçantë dhe të përhershme edhe bashkëpunimin edhe partneritetin me ShBA-në dhe vendet e tjera mike që e ndihmuan Kosovën. Prandaj mund të them se koordinimi e komunikimi po vazhdon me ta. Janë disa çështje të cilat si në rastin e rregullores, në të cilat nuk ka pasur dallim në parime, ka pasur dallime në afatet kohore të zbatimit apo implementimit dhe ky është debati i cili po zhvillohet edhe tani sa i përket afateve, kushteve lehtësira… Po e ritheksoj se komunikimi vazhdon me ShBA-të dhe vendet e tjera, por që konsiderojmë dhe vlerësoj që është çështje e Kosovës dhe zbatimit të Kushtetutës”, ka thënë ajo. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura ka zbuluar se…