Në hapësirat e ndërtesës së qeverisë Kurti mirëpriti nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemaili”

22 shkurt 2024 | 14:53

Mëngjesin e së enjtes, mysafirë në Zyrën e Kryeministrit patën rastin të jenë një grup nxënësish të shkollës fillore “Ismail Qemaili”, të cilët u pritën ngrohtësisht nga kryeministri i Albin Kurti.

Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga shkollarët e vegjël, kryeministri Kurti iu përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e kryeministrit.

“I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.

Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre.

Gjatë këtij takimi nxënësit e vegjël patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën mbrëma është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros…