![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/kuvendi-7-850x638-1.jpg)
Sot mblidhen dy komisione parlamentare
23 shkurt 2024
| 08:34
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.
Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili nis mbledhjen në orën 10:00, do të vazhdojë dëgjimi mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media.
Ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me realizimin e të hyrave për vitin 2023. Mbledhja fillon në orën 11:00.