Triumfojnë Bostoni, Denveri, Indiana dhe Golden State

23 shkurt 2024 | 10:36

NBA është rikthyer pas ndeshjes së All Star Game disa ditë më parë. Kampionët e Denverit fituan me rezultat 130-110 ndaj Washingtonit, një sfidë dominuar nga vendasit, ku u dallua Nikola Jokiq me një “triple double” (21 pikë, 19 rebound, 15 asistim).

Fiton edhe Bostoni, që komandon renditjen e NBA dhe të Konferencës së Lindjes. Ekipi i Celtics mposhti rezultatet 129-112 Chicagon jashtë fushe. White me 28 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën për skuadrën mike.

Skuadra e Golden State, falë 32 pikëve të Stephen Curry, mundi rezultat 128-110 Lakersave, ndeshje ku për miqtë mungoi James. Vijon sezoni pozitiv i Oklahoman, që mundi me rezultat 129-107 Clippersave, sfidë ku u dallua Alexander Shai me 31 pikë.

Luka Donqiq realizoi 41 pikë në fitoren e Dallasit, që mundi me rezultat 123-113 Phoenixi, duke qenë lider në fushë. Skuadra kanadeze e Toronto mundi me rezultat 121-93 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Trent me 25 pikë, ndërsa Indiana mundi me rezultat 129-115 Detroit, me Haliburton protagonist (25 pikë).

Rezultatet

Cleveland – Orlando               109-116
Indiana – Detroit                     129-115
Philadelphia – New York        96-110
Toronto – Brooklyn                 121-93
Dallas – Phoenix                      123-113

Chicago – Boston                     112-129
New Orleans – Houston         127-105
Oklahoma – Clippers              129-107
Denver – Washington             130-110
Utah Jazz – Charlotte              107-115
Golden State – Lakers             128-110
Sacramento – San Antonio     127-122

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.…