Zëdhënësi i BE-së kërkon sërish zgjidhje për dinarin

23 shkurt 2024 | 15:18

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se çështja e dinarit në Kosovë duhet të zgjidhet.

Në një konferencë për medie, Stano ka bërë me dije se u kanë dërguar ftesa Kosovës dhe Serbisë për takim.

“U kemi dërguar ftesa partnerëve për të diskutuar çështje të caktuara dhe shpresojmë që të dy palët të pajtohen dhe të zgjidhin çështjen e shkaktuar nga një vendim fatkeq dhe i pakonsultuar nga njëra palë dhe që ka ndikuar te pala tjetër. Ky është roli ynë si lehtësues. Nuk jemi komentues të të gjitha gjërave që ndodhin, vetëm tentojmë t’i ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje”, ka thënë Stano.

Stano është pyetur dje në lidhje me deklaratën e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar për dinarin.

Ai ka thënë se sjella e Bislimit ndaj zyrtarëve të BE-së është e papranueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi “Kongresi Transnistrian” do t'i kërkojë Moskës të aneksojë…