Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë nga Kuvendi, BDI-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve

23 shkurt 2024 | 15:29

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet kushtetuese përmes të cilave do të ndryshonte mënyra e zgjedhjet se presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije zyrtari i lartë i BDI-së dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka kërkuar nga qytetarët që ta mbështetin kandidaturën e Bujar Osmanit për president.

“Në hapësirat e Njësisë Rajonale të KShZ-së – Çair, bashkë me Albinën dhe Herën iu bashkëngjitëm bashkëqytetarëve tanë që nga orët e para të mëngjesit kanë filluar të japin nënshkrimet e tyre në përkrahje të Bujar Osmanit, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për President të vendit. Kandidatura e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por një mision që ka për qëllim të trasojë një rrugë të sigurt për të pasur presidentin e parë shqiptar në vend, përmes përzgjedhjes së tij me 2/3 e votave në Kuvend dhe me Badinter, si dhe për të vazhduar hapin drejt integrimit të sigurt në Bashkimin Evropian. Inkurajoj të gjithë qytetarët të përkrahin Bujar Osmanin dhe vizionin e dëshmuar përparimtar në vepër të Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për Maqedoni evropiane”, ka shkruar Grubi në “Facebook”.

Aktualisht, presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjedhet përmes votës së drejtpërdrejt nga qytetarët, kurse BDI-ja është duke kërkuar që shefi i shtetit të zgjedhet përmes Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka njoftuar se futbollisti i…