Ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Podujevë

23 shkurt 2024 | 16:49

Pas xhiros së 21-të që u zhvillua në mesjavë, këtë vikend në program do të jetë ajo e 22-ta. Ndeshja kryesore e fundjavës zhvillohet në Podujevë, aty ku Llapi e pret ekipin e Prishtinës.

Llapjanët hyjnë të super motivuar në këtë sfidë, pasi i janë afruar në një pikë liderit Ballkanit.

Në krahun tjetër, kryeqytetasit pësuan në mesjavë nga Malisheva dhe tash kërkojnë këndelljen, pasi rrezikojnë të bien edhe më poshtë në tabelë. Në dy përballjet direkte mes tyre, asnjëra nuk dha fitues.

Java hapet të shtunën me ndeshjen Ballkani-Gjilani. Suharekasit kërkojnë fitore dhe ta ruajnë vendin e parë në tabelë pas disa rezultateve të dobëta.

Në anën tjetër, të kuqtë nga Gjilani nuk dinë për fitore tash e pesë xhiro.

Të shtunën luajnë edhe Malisheva-Feronikeli 74. Në bazë të formës, malishevasit janë favorit në letër, por nuk duhet nënvlerësuar Niklin që me Shefki Kuqin në krye kanë marrë dy barazime.

E Malisheva e cila triumfoi përballë Prishtinës në mesjavë e sheh veten e katërta në klasifikim. Përveç derbit Llapi-Prishtina, të dielën Drita e pret Dukagjinin, si dhe Liria Fushë Kosovën. Të kaltrit nga Gjilani, pas fitores ndaj kampionit, Ballkanit në mesjavë, kërkojnë ta vazhdojnë këtë ecuri dhe të mbeten në garë për titullin kampion.

Xhiroja mbyllet me sfidën e dy ekipeve më të dobëta të elitës, Lirisë e Fushë Kosovës. Të dy skuadrat qëndrojnë në dy pozitat e fundit të tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaban Latifi shpall te pavefshme deftesat e SHMLT "Arkitekt Sinani".