‘Mjekët me pagat më të larta në Ballkan’, Haxhiu i reagon Vitisë, i tregon sa paguhen profesionistët shëndetësorë në vendet e rajonit

25 shkurt 2024 | 13:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka quajtur krejtësisht të pavërtetë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se mjekët në Kosovë paguhen më së miri në Ballkan.

Haxhiu në një prononcim “Blic”-in, ka theksuar se pagat e ulëta janë arsyeja që profesionistët shëndetësor po e braktisin Kosovën.

“Deklarata e ministrit Viti është tërësisht e pavërtetë, në Kosovë pagat e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor janë ndër më të ulëtat, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Kjo është edhe një nga arsye pse ata po e braktisin Kosovën”.

“Sikur pagat në Kosovë do të ishin në nivelin e duhur, nuk do të kishte ikje të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësor, nuk do të kishte pakënaqësi dhe as protesta e greva të punëtorëve shëndetësor”, ka thënë ai.

Sipas Haxhiut, me Ligjin e ri të [agave po diskriminohen specialistët dhe profesionistët shëndetësorë.

“Nuk ka vlerësim të specialistëve dhe profesionistëve të tjerë, me Ligjin e pagave, ka pabarazi dhe diskriminim. Andaj, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që ky ligj të ndryshohet deri më 1 gusht 2024”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka treguar disa nga pagat e mjekëve në vendet e rajonit dhe ato janë si vijon:

Rumani- Paga e një mjeku specialist është 4 000 euro derisa ajo e një subspecialistit deri në 7 000 euro.

Mali i Zi –  Paga e një mjeku specialist fillon nga 2 500 euro derisa ajo e një mjeku subspecialist është rreth 3 000 euro.

Kroaci- Paga e një mjeku është 2 797 euro derisa një subspecialist paguhet 2 965 euro.

Bosnjë dhe Hercegovinë – Paga e një mjeku specialist është 2 000 euro.

Slloveni – Paga e një mjeku specialist fillon nga 2 000 euro deri në 3 000 euro, derisa ajo e një subspecialisti fillon prej rreth 4 000 euro.

Maqedonia e Veriut – Paga e një mjeku specialist është 1 500 euro.

Shqipëri dhe Bullgari – Paga e një mjeku specialist shkon deri në 2 000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetarja e Prishtinës e shkarkuar nga kryetari Përparim Rama, Donjeta…