Petkoviq kryeson delegacionin serb në raundin e ri të dialogut në Bruksel

25 shkurt 2024 | 13:57

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel të planifikuar për të martën, më 27 shkurt, mëson “Tanjug”-u.

Delegacioni serb udhëton me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçaku ka ftuar Serbinë dhe Kosovën që në kuadër të dialogut të diskutojnë dekretin për heqjen e pagesave të dinarit në Kosovë, të cilin Banka Qendrore e Kosovës e ka miratuar në fund të dhjetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) beson se VMRO-DPMNE vazhdon ta…