Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta, kërkojnë të paguhen edhe për rrezikshmëri

25 shkurt 2024 | 14:38

Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me kushtet e punës.

Edhe viti 2024 për ta ka filluar njëjtë sikurse viti 2023.

Por për një çështje që ata po kërkojnë përgjigje sa më të shpejtë janë shtesat për rrezikshmëri.

Kjo, pasi që të njëjtit nuk po paguhen për këtë.

Kështu ka thënë për “Front Online”, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

Sipas tij, ani pse me Ligjin e ri të pagave shtesa për rrezikshmëri u takon.

“Tash do të kërkojmë prej qeverisë që urgjentisht ato obligimet ligjore që dalin tash me Ligjin e ri të pagave, mirëpo në fokus dhe me theks të veçantë që zjarrfikësit janë shumë të revoltuar është largimi nga pagesa për rrezikshmëri në punë. Zjarrfikësit nuk e kanë rrezikshmërinë në punë edhe pse ligji i pagave e parasheh që shërbimet të cilat gjatë aktivitetit të punës rrezikojnë shëndetin dhe jetën ju takojnë shtesa”, ka thënë Beka.

Ai ka thënë se zjarrfikësve u është bërë e padrejtë dhe se kjo për ta është diskriminim.

E, në rast se nuk do të marrin përgjigje pozitive nga institucionet relevante, Beka ka bërë me dije se zjarrfikësit do të protestojnë.

“Ne ju kemi dërguar të gjitha specifikat dhe arsyeshmërinë pse zjarrfikësve iu takon rrezikshmëria, ata nuk na u kanë përgjigje, dhe më këtë qëndrim nuk do të pajtohemi assesi. Në momentin që nuk do të marrim përgjigje, sigurisht që do të aktivizohemi dhe zjarrfikësit do të protestojnë”, ka thënë Beka.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 25 mars, Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë një…