Kurti në Britani, përmend Dua Lipën, Rita Orën, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

28 shkurt 2024 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Britani të Madhe ka marrë pjesë në përurimin e nismës “Miqtë Laburistë të Kosovës”.

Kjo është bërë me dije përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Kurti, duke folur për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, ka përmendur Dua Lipën e Rita Orën, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, si personalitete veprimtaria e të cilave ka luajtur rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kur mendoj për Mbretërinë e Bashkuar, mendoj për vlerat tuaja: tolerancën, modestinë, guximin dhe më e rëndësishmja, nderin. Britania është një vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj. Një vend që nuk rri duarkryq dhe nuk shikon përballë agresionit, dhunës dhe terrorit. Ne e dimë shumë mirë këtë dhe vazhdojmë ta ndiejmë dhe ta vlerësojmë atë mbështetje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar, Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me skuadrën e…