Hamiltoni: As prindërve të mi nuk u thashë se kisha firmosur me Ferrari

28 shkurt 2024 | 14:41

Vitin 2025, piloti britanik Lewis Hamilton do të pilotojë një Ferrarin. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 do të zërë vendin e spanjollit Carlos Sainz.

Gjithsesi, deri më 1 janar 2025 ka ende kohë dhe Hamiltonin ka një tjetër mision këtë vit, të bëjë sa më mirë me Mercedesin. Premtimi i Lewis Hamilton dhe Ferrari për të mos menduar për vitin 2025, kur ulja e pilotit anglez te “kokëkuqja” do të bëhet konkrete, është fisnik dhe korrekt në qëllime.

Kjo edhe në respekt të Carlos Sainz dhe Mercedesi, por disi i vështirë për t’u ruajtur fushëveprimin e marrëveshjes. Kështu, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 foli sërish për të ardhmen e tij, duke zbuluar një detaj kurioz: “Ishte zgjedhja ime personale, as prindërve nuk ua thashë që do të shkoja te Ferrari! Doja ta bëja për veten time dhe ndjeva se duhej të gjeja se çfarë ishte më e mira për mua”.

Hamiltoni, duke folur për BBC, kujtoi ditët e marrëveshjes: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur për një kohë të gjatë. Isha i emocionuar nga ardhja e sezonit të ri, por nuk e dija se çfarë rezervonte e ardhmja për mua ose për sa kohë do të vazhdoj të garoj. Tani mund të them se jam super i motivuar për të vazhduar”.

39-vjeçari britanik, piloti me më shumë fitore në historinë e Formula 1, shpjegoi se si rasti i Ferrarit erdhi në kohën e duhur: “Nuk kisha shumë kohë për të menduar dhe ndoqa instinktet e mia, duke shfrytëzuar rastin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e rënë…