Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

28 shkurt 2024 | 20:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e saj në luftën ndaj Rusisë.

Osmani, në margjinat e  Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë, tha para mediave se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus.

Ajo iu përgjigj pyetjeve, nëse do të kërkojë që Ukraina të njohë Kosovën.

Osmani bëri të ditur se në Samit do të flas për hapat konkret që Kosova po i merr në mbështetje të Ukrainës.

E pyetur për mundësitë e një ballafaqimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në këtë Samit, Osmani tha se gjithmonë do të ketë të tilla, pasi sipas saj Vuçiq jeton me të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka bërë…