Fillon realizimi i projektit “100 libra audio për të verbrit në Kosovë”

01 mars 2024 | 14:33

Ka filluar realizimi i projektit “100 libra audio për të verbrit në Kosovë”, i ideuar nga OJQ ‘Omculti’ dhe përkrahur nga Ministria e Kulturës.

MKRS-ja ka njoftuar se ky projekt do të ofrojë 100 libra audio për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar në Kosovë dhe qëllimi është qasja e barabartë në literaturë dhe burime arsimore për komunitetin e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, duke promovuar gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin.

Librat e incizuar do t’u dorëzohen Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bibliotekës së të Verbërve të Kosovës ‘Syri Ynë’, si dhe Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohen edhe disa libra në gjuhët e komuniteteve në Kosovë, si serbe, boshnjake, turke dhe në gjuhën rome.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fikret Shatri 17 Maj 1998. (Njihuni me doktorin zëmër…