![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/640-0-466a312ad2f6a3810da8fc2f5e1a7304.png)
VIDEO: Momenti i shpërthimit të madh me 2 viktima dhe 7 të plagosur në Lushnje
01 mars 2024
| 19:18
Ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela në qytetin e Lushnjes.
Në pamje dallohet shpërthimi i fortë, teksa vala e fuqishme ka shkaktuar edhe thyerjen e xhamave përreth.
Dy punëtorë, babë e bir, ndërruan jetë pasi vinçi ku ata ndodheshin ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë, ndërsa 7 të tjerë, mes tyre edhe deputeti Çela mbetën të plagosur.