![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/6DE288BD-8DD2-469F-AD6B-2AA60F265E4C.jpeg)
Gjobitet shoferi me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për tre muaj
03 mars 2024
| 13:46
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndëshkuar shoferin cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me 132km/h.
Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h.
“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton Policia.