Munishi: Klubin e Malishevës e kam themeluar bashkë me Afrim Bytyqin

04 mars 2024 | 11:16

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi e ka komentuar ecurinë e mirë të Malishevës në Superligë.

Munishi madje tha se klubin e Malishevës e ka themeluar së bashku me Afrim Bytyqin.

“E kemi themelu klubin bashkë me mikun tim Afrim Bytyqin. Po luajnë futboll fantastik”, tha ai.

Kujtojmë se Malisheva është duke treguar paraqitje spektakolare dhe është shumë afër pozitave që dërgojnë në garat evropiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës…