“Sheikh Zayed” viziton Klinikën e Pediatrisë, shpërndan dhurata për 100 fëmijë

04 mars 2024 | 15:14

Një delegacion i lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe, vizituan Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK, Osman Hajdari, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Uka, si dhe nga stafi e kësaj klinike.

Gjatë vizitës përfaqësuesit e këtij fondacioni shpërndanë dhurata (veshmbathje), për 100 fëmijë që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë.

Në takim të pranishmit diskutuan për projektet të reja, si dhe për ndihmën që mund t’i ofroj shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për institucionin tonë.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që i është bërë për rastet e shtrira në klinikën e Pediatrisë, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe me tutje në infrastrukturë dhe nevoja tjera, sipas kërkesës së Klinikës së Pediatrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stafi akademik Dr.sc.Sali Krasniqi, Dr.sc.Fatmire Shala Dreshaj dhe  Dr.sc.Kushtrim Dreshaj…