Tuchel: Duhet të stërvitemi mirë sot dhe të luajmë mirë nesër

04 mars 2024 | 16:16

Ishte një mbrëmje për t’u harruar, të paktën për “Bavarezët” e Bayern Munich. Djemtë e Thomas Tuchel kanë zhgënjyer sërish në fushën e blertë, kësaj radhe në arenën e madhe të Ligës së Kampionëve, aty ku janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Shqiponjat Bardhekaltër”, të Lazio, në sfidën e parë të fazës së 1/16-ve, të këtij kompeticioni.

Mbrëmjen e së martës, në “Allianz Arena” do të zhvillohet edhe sfida e kthimit, me “Bavarezët”, 6 herë fitues të këtij kompeticioni, që do të kërkojnë përmbysjen e madhe, për të qëndruar në lojë, në të vetmin trofe, të cilin ende kanë mundësi të fitojnë, kjo për shkak se në Kupën e Gjermanisë u eliminuan nga Saarbrucken, ndërsa në kampionati, “Aspirinat” janë 10 pikë para.

Siç e do zakoni një ditë para zhvillimit të kësaj sfide u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku, tekniku i rekordmenëve të futbollit gjerman, Thomas Tuchel u bëri thirrje lojtarëve të tij, të stërviten mirë këtë të hënë, për të dhënë maksimumin në fushë, përballë një kundërshtari tejet të vështirë, siç është Lazio.

“Të flasësh për tituj nuk sjell tituj. Duhet të stërvitemi mirë sot dhe të luajmë mirë nesër. Mund të bëjmë shumë më mirë. Ne duam patjetër që stadiumi të jetë plot emocione. Ne duhet t’i përcjellim këto emocione në tribuna. Ne duhet të luajmë një lojë të mirë”, ka thënë Tuchel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë,…