Ministri Çeku i përgëzon hendbollistet e Kosovës për kualifikimin historik në Kampionat Botëror

04 mars 2024 | 16:19

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku i ka përgëzuar hendbollistet e reja të Kosovës për suksesin e tyre historik të arritur së fundmi.

Kosova U-18 arriti të kualifikohet për në Kampionatin Botëror të Hendbollit për grupmoshat U-18 pasi u shpall kampionet e garës “IHF Trophy Intercontinental”.

Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme e “Dardaneve të reja”, e cila bëri jehonë të madhe gjithandej.

“Përgëzime vajzave tona që u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental” dhe bënë histori me kualifikimin e tyre në Kampionatin Botëror të Hendbollit U-18. Përpara Kosova, shumë suksese tutje!”, shkroi ministri Çeku, i cili u takua me heroinat e reja të Kosovës.

Vashat kosovare janë rikthyer sot në atdhe pas suksesit të madh të arritur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte një mbrëmje për t’u harruar, të paktën për “Bavarezët”…