Behgjet Pacolli: Urime Kosovë!, kaluam edhe sfidën e radhës

13 shtator 2018 | 13:07

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova me votimin nga ana e Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave ka kaluar edhe një sfidë të radhës.

“Urime Kosovë, urime e dashura rini e Kosovës. Kaluam edhe sfidën e radhës! Parlamenti Evropian sapo votoi PRO liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka quajtur lajm i jashtëzakonisht i…