Limaj: Votimi pro liberalizimit të vizave, lajm i madh për Kosovën

13 shtator 2018 | 13:23

“Votimi pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian është lajm i madh për qytetarët e Kosovës”, kështu ka thënë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

“Ne presim që jo shumë larg, qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Schengen, gjë të cilën e meritojnë. Falënderoj deputetët e Parlamentit Evropian për votimin PRO liberalizimit të vizave!”, ka shkruar zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se qytetarët e…