Mustafa: Vendimi i PE-së për vizat, fitore e përbashkët

13 shtator 2018 | 14:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa duke komentuar vendimin e Parlamentin Evropian për heqjen e vizave, ka thënë se ky institucion i ka barazuar qytetarët e vendit tonë me ata evropianë.

Ai ka thënë se ky vendim është fitore e përbashkët e Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Sot Parlamenti Evropian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropianë, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit. Është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka falënderuar deputetët…