Presidenti Meta, fjalë të mëdha për tifozët “Kuq e Zi”

13 shtator 2018 | 16:20

Nga rikthimi në “Elbasan Arena”, për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, ku u lumturuan nga fitorja 1-0, te transferta skoceze, ku provuan të ftohtin e shiut dhe lojës së dobët të kombëtares. Ky ishte itinerari i dhjetëditëshit të parë të shtatorit për tifo-grupin e njohur të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”.

Ndërkohë, ditën e sotme ata e kanë ndalur hapin në zyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili njihet si një mbështetës i thekur i ekipit kombëtar. Kreu i shtetit nuk ngurron të bëjë tifo nga stadium, kur luan Shqipëria, sikurse e tregoi edhe mbrëmjen e 7 shtatorit, në “Elbasan Arena”, kur pozoi duke bërë “shqiponjën” me De Biazin.

Takimin e ngrohtë me “Tifozat Kuq e Zi”, Zoti Meta e ka shpërndarë për ndjekësit e vet në “Facebook”, ku nënvizon:” “Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12-të” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, ‘Tifozat Kuq e Zi’ e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive.

Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi. Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falënderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë kombëtares në sfidat e radhës”. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, thënë se…