FC Drenica, fituese e turneut tradicional “Adem Jashari”

07 mars 2024 | 11:14

FC Drenica ka fituar trofeun e turneut tradicional, të 15-të me radhë, “Adem Jashari” në futsall.

Edhe sivjet ky turne u organizua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes Komisionit për futsall, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së. Në ndeshjen finale Drenica e mundi Mabetex Prishtinën, pas serisë së penalltive, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1. Paraprakisht në gjysmëfinale, kuqezinjtë e Skenderajt kishin mundur Liqenin e Drenasit.

I pranishëm në ndeshjen finale ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili edhe ndau trofeun për fituesin e këtij turneu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmtimi që detyroi mesfushorin Hakan Çalhanoglu të mungonte në tre…