Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Vazhdojmë të kërkojmë që të drejtat e grave dhe vajzave të respektohen

08 mars 2024 | 16:07

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka uruar gratë dhe vajzat për festën e 8 marsit.=

Kjo ambasadë ka rikujtuar se Kosova duhet të vazhdojë punën e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në vend.

“Sot, ne festojmë vendosmërinë, lidershipin dhe kontributet dhe arritjet e jashtëzakonshme drejt shoqërive më paqësore dhe demokratike të grave dhe vajzave në Kosovë dhe në mbarë botën. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të fuqizuar dhe përforcuar zërat e grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre. Ne vazhdojmë të kërkojmë që të drejtat e tyre njerëzore të respektohen”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari nga Shqipëria, Eraldo Harlicaj, ka treguar numrin e eskortave…