Lekaj e Lluka pjesë e ceremonisë mortore të ish-sekretarit të OKB-së (FOTO)

13 shtator 2018 | 19:38

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë mortore të ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.

Lekaj ka thënë se në këtë ceremoni ishte pjesë e saj në emër të Qeverisë Haradinaj, ndërsa ishte i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

”Bashkë me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, në emër të Qeverisë Haradinaj, morëm pjesë në ceremoninë mortore të ish sekretarit të përgjithshëm të OKB, Kofi Annan.Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përcollëm ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e diplomatit paqësor.Prehu në paqe i nderuar Annan”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e NATO-s kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së…