Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të UP-së me protestë kërkojnë rritjen e pagave

11 mars 2024 | 14:33

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit të Prishtinës kanë hyrë në javën e katërt të grevës, derisa të hënën kanë organizuar edhe një protestë para Rektoratit për të kërkuar rritjen e pagave.

Ata kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë nisur tash e një vit drejt institucioneve përkatëse, por deri tash nuk janë shqyrtuar ato, raporton Ekonomia Online.

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka thënë se me kohë i kanë lajmëruar institucionet për protestë, andaj do të vazhdojnë deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave.

“Kemi hyrë në javën e katërt të grevës dhe institucioni që e kemi mbrapa nuk po çon peshë dhe dialogu deri më tash është zero. Ju garantoj se ne jemi më të fortë, ju pa neve nuk mund të punoni dhe ne pa ju mund të punojmë”, ka thënë Azemi.

Zeqir Krasniqi, punëtor i sigurimit fizik, ka thënë se me 250 euro nuk po arrin ta sigurojë ushqimin për familjen.

Në mbështetje të punëtorëve teknikë kanë dalë edhe një pjesë e studentëve të organizatës “Reforma” të cilët në fund të javës me vetiniciativë i kanë pastruar në hapësirat e fakulteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes…