Rrëzohet një avion rus me 15 persona në bord

12 mars 2024 | 13:13

Një avion ushtarak transportues i Rusisë është rrëzuar të martën derisa po ngrihej nga një bazë ajrore në perëndim të Rusisë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Kjo ministri ka bërë me dije se 15 persona ishin në bordin e avionit. Sipas saj, tetë prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa shtatë të tjerë udhëtarë.

Ministria nuk  ka treguar nëse kishte apo jo të mbijetuar.

Zjarri në motor gjatë ngritjes ka mundur ta shkaktojë rrëzimin e avionit, sipas ministrisë.

Avioni katërmotorësh, “Il-76” është avion transportues që është përdorur prej viteve ’70 nga forcat ajrore sovjetike dhe pastaj nga ato ruse.

Rrëzimi i avionit ka ndodhur në një ditë kur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka raportuar se Ukraina e ka sulmuar me dronë dhe raketa.

Në të kaluarën, dronët ukrainas i kanë goditur disa baza ajrore ushtarake thellë brenda Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bokserja e Kosovës, Donjeta Sadiku e siguroi pjesëmarrjen në Lojëra…