![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/esobar-vs-osmani.jpg)
Escobari në Prishtinë, takon presidenten Osmani
13 mars 2024
| 10:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.
Takimi është duke u mbajtur në Presidencë dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.
Escobar do të zhvillojë takim edhe me krerët e opozitës. Ekonomia Online mëson se takimi do të mbahet në Ambasadën Amerikane nga ora 19:00.
Ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, diplomati amerikan do të takohet nesër.