Kadrijaj, Kurtit: Turpi të mbuloftë, ke sjellë aktivistë në Deçan për të protestuar për manastirin

13 mars 2024 | 16:01

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti që t’i regjistrohen 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Kadrijaj me ironi ka pyetur se kur e ka “mbajtur bajrakun Albini”, duke shtuar se Kurti kishte dërguar aktivistë të Vetëvendosjes në Deçan për të protestuar për punën e Manastirit.

“Pse, kur e ka mbajt bajrakun Albini? Turpi të mbuloftë, me autobus ke bartë aktivistë e i ke sjellë në Deçan me protestu për Manastirin e ‘Zajednicën’”, ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Luis Enrique nuk e mohon se Ligue 1, liga…