Fehmi Kupina rikthehet në krye të Kuvendit Komunal të Prishtinës

14 mars 2024 | 10:04

Sot do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e thirrur nga këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së).

Mbledhja është thirrur për emërimin e kryesuesit të Kuvendit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00. Pika e vetme të rendit të ditës: Zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit.

Sipas burimeve të “Epokës së re”, edhe asambleistët e PDK-së, do të marrin pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme. Poashtu “Epoka e re”, merr vesh nga burimet e saja se ish kryeasambleisti Fehmi Kupina do të rizgjedhet prap kryesues duke zëvendësuar tashmë të shkarkuarin Pëllumb Bajçinovci.

Kuvendi Komunal i Prishtinës me datën 27 qershor 2023 kishte shkarkuar kryesuesin e saj, Fehmi Kupina. Me 27 vota për dhe 1 kundër ishte miratuar propozimi i LDK-së për shkarkim të Fehmi Kupinës.

Në votim për shkarkimin e Kupinës kishin marrë pjesë partitë e pozitës PDK, LDK dhe partia opozitare Nisma, derisa LVV, AKR, dhe AAK nuk kanë qenë prezent në seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftëtarët e momenteve të fundit të…