A do të lëshojë pe Kurti për dinarin?

14 mars 2024 | 10:30

Analisti politik nga Prishtina, Visar Ymeri, beson se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të “zmbrapset” nga vendimi për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, raporton Rel.

Megjithatë, thotë ai, këtë “nuk do ta bëjë në mënyrë të dukshme për publikun”, sepse, sipas tij, “ai do që ta krijojë imazhin e një qeverie që i lufton të gjitha strukturat paralele të Serbisë”.

Por, sipas politologut nga Beogradi, Ognjen Gogiq, Kurti, deri më tani, ka treguar se u “reziston” presioneve të ndërkombëtarëve, dhe praktika e tillë do të vazhdojë.

Këtë javë, në Prishtinë po qëndron i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, në prag të mbërritjes, tha se në fokus të vizitës do të ketë “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për të ndaluar dinarin serb”.

REL-i kërkoi koment nga Qeveria e Kosovës për këto deklarata, por nuk mori përgjigje.

Emisari amerikan takoi të mërkurën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa pritet që me shefin e ekzekutivit kosovar, Kurti, të takohet më 14 mars.

Më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcaktoi euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Rregullorja, rrjedhimisht, ndaloi përdorimin e dinarit, valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga Serbia – nisur nga pagat e pensionet e deri te shtesat për fëmijë.

Rregullorja shkaktoi zemërim në mesin e serbëve, por edhe te bashkësia ndërkombëtare.

Kjo e fundit kërkoi pezullimin e saj, derisa qytetarët e prekur të përshtaten me praktikën e re.

Shkrimi i plotë: https://www.evropaelire.org/a/a-do-te-leshoje-pe-kurti-per-dinarin-/32860053.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se është pikëllues…