![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/0CE3D77A-BC87-4F05-9511-A4D9A82C4731-523x630-1.jpeg)
Robin Krasniqi vishet me uniformën e ushtrisë: Unë, biri yt Kosovë
14 mars 2024
| 23:03
Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi, është veshur me uniformën e ushtrisë së Kosovës.
Krasniqi e ka publikuar një fotografi nga kazerma e Forcës së Sigurisë.
“Unë, biri yt Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka arritur që të shpallej kampion bote në kategorinë IBO.