Bostoni e Oklahoma komandojnë Konferencat përkatëse
Bostoni vijon të jetë skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA. Ekipi i Celtics fitoi me rezultat 127-112 ndaj Phoenixit, ku protagonist ishte Brown, autor i 37 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Tatum (26 pikë) e Hoford (24 pikë).
Fiton edhe Milwaukee, që mundi me rezultat 114-105 Philadelphian. Maxey realizoi 30 pikë për miqtë por që mbetën për statistikë. Për Bucks, Antetokkoumpo shënoi 32 pikë e 11 rebound, duke qenë lider në fushë. Oklahoma rikthehet në krye të renditjes në Perëndim pas fitores me rezultat 126-119 ndaj Dallasit.
Të gjithë titullarët e Oklahomas realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Shai me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Irving.
Rezultatet
Boston – Phoenix 127-112
Chicago – Clippers 111-126
Houston – Washington 135-119
Milwaukee – Philadelphia 114-105
Oklahoma – Dallas 126-119
Portland – New York 93-105