Faton Peci hyn në selinë e AAK-së, ia kthen objektin Ministrisë së Bujqësisë

15 mars 2024 | 14:49

Objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, i është rikthyer Ministrisë së Bujqësisë.

Kështu ka njoftuar të premten ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili edhe ka thënë që së shpejti fillojnë me procesin e renovimit.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen  Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.  Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherësh të mundësohet zbatimi i vendimit tim si ministër i marrë me datë 22.08.2023”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti ka përfunduar në formacionin…