Reagon AAK-ja: Faton Peci është manipulues ordiner

15 mars 2024 | 15:45

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar të premten që objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, i është rikthyer kësaj ministrie.

AAK-ja e ka quajtur Pecin mashtrues ordiner, duke thënë se AAK-ja ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për vetëm 569 metra katrorë.

“AAK-ja ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme.  Pohimet e këtij far ministrit se gjoja ‘I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…’, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush.  Nuk është hera e parë që Peci bën manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është”.

“Ne jemi përpjekur që të jemi të kujdesshëm e të mos hapim debat publik dhe marrëdhëniet kontraktuale t’i kryejmë siç bëjnë subjektet e përgjegjshme, e të pranojmë të paguajmë një qira që është mbi vlerën e tregut, për një objekt që e ka renovuar Aleanca me mjete të veta, por këtë herë nuk mund mos të themi se Faton Peci është një manipulues ordiner. Aleanca është në shtëpi të vet dhe aty do të qëndrojë pavarësisht a i pëlqen dikujt apo jo. Me qëllimin më të mirë që mediet dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, po i publikojmë disa fotografi të hapësirës së pretenduar se i qenka rikthyer ministrisë si dhe kopjen e kontratës së qirasë për shfrytëzim”, është thënë në reagimin e AAK-së.

 

Faton Peci hyn në selinë e AAK-së, ia kthen objektin Ministrisë së Bujqësisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Adnan Asllani Gjurmë të tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët…