Zyrtarët serbë të Komunës së Leposaviqit etiketohen si “tradhtarë” nga grupet serbe

15 mars 2024 | 23:18

Një grup me motive etnonacionaliste dhe shoviniste në platformën “Telegram” kanë etiketuar disa persona, që pretendohet të jenë zyrtarë të Komunës së Leposaviqit që vijnë nga komuniteti serb, si “tradhtarë” e “shërbëtorë” të kryeministrit, Albin Kurti.

Ata në këtë grup kanë publikuar pamje, ku pretendohet të jenë brenda objektit të komunës.

“Bashkëpunëtorët, ish-serbët dhe Kurti në njërën nga zyrat komunale në Leposaviq pasi hoqën flamurin e tyre serb nga ndërtesa e komunës, narkomanët akuzojnë njëri-tjetrin dhe shajnë njëri-tjetrin”, thuhet përshkrimin e videos së publikuar.

Ata kanë përmendur edhe disa që mendohen të jenë zyrtarë të kësaj komune.

“Në heqjen e simboleve kombëtare serbe në Leposaviq kanë marrë pjesë Vladimir Petronijeviq, Millosh Vuçkoviq, Luka Milunoviq dhe Sllagjan Mijajloviq, të gjithë nga komuna e Leposaviqit”, ka shkruar grupi, teksa ka publikuar edhe vendbanimet e këtyre personave.

E, sipas tyre, në krye të tyre është “kryekomandanti tradhtar”, siç e quajnë grupi, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vendosur konfliktin ndërmjet Kosovës dhe…