Roth: Nuk është fer që u shtuan ekstra kushte nga SHBA ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE

16 mars 2024 | 16:30

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka kritikuar SHBA-në se po i vendos ekstra kritere Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Ai shkroi në rrjetin social X, se kjo qasje e pa balancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë. “Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pa balancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit- jo SHBA”, ka shkruar Roth.

Roth rishpërndau një postim të kolegut të tij të Bundestagut, Frank Schwabe, i cili komentoi deklaratat e emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se përveç vendimit për Manastirin e Deçanit, Kosova duhet të plotësojë edhe dy kushte, përfshirë asociacionin.

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, ka shkruar Schwabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi së fundmi ka thënë se vendi duhet të…