AAK i reagon Pecit pasi i ndërpreu kontratën e shfrytëzimit të zyrave: Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese

18 mars 2024 | 14:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi i është ndërprerë kontrata për shfrytëzimin e zyrave në Prishtinë.

AAK ka thënë se sot kanë pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputje të njanshme të kontratës, derisa ka shtuar se kontrata është nënshkruar sipas kushteve të parashtruara nga vetë ministria.

AAK thotë se shumë shpejtë do të njoftojnë për veprimet e radhës.

“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Për korrektësi, bashkëngjitur gjeni kontratën e lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit.”

Peci autorizon sekretarin ta ndërpres kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar raportin jopërfundimtar të…