Aksident mes katër veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

19 mars 2024 | 10:39

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Foto nga arkivi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, edhe zyrtarisht e ka dorëzuar…