Ramiz Lladrovci thotë se në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave u theksua ndarja politike e kryetarëve

19 mars 2024 | 14:37

“Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës! ‘Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri’, është përshkrimi më i përafërt i fillimit të mbledhjes së sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)”, kështu ka theksuar përmes një postimi në “Facebook” kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se për herë të parë (në këto shtatë vjet sa është pjesë e AKK-së) në mbledhjen e sotme u theksua ndarja politike e kryetarëve.

“Këtë e bëri me “dramacitet”, njëri kryetar komune nga partia VV, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake. AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive.

“Tendenca për të nënshtruar AKK-në, nuk kalon. Kah jeni nisur o djem?”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka nisur realizimin e projektit për trajtimin…