Mitaj në ‘radarin’ e Juventusit

20 mars 2024 | 11:48

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është në “radarin” e Juventusit, konkretisht është në listën e drejtorit të “bardhezinjve”, Cristiano Guintoli.

Prestigjiozja italiane “Tuttosport” raporton se Guintoli kërkon të bëjë një lëvizje pa shumë bujë si ajo e Kvaratskhelia apo Kim Min-Jae, te Napoli që ishin lojtarë me profil të ulët, por me shumë “marsh” përmirësimi.

Mitajn që aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, megjithatë drejtuesit e “Bardhezinjve” do të vëzhgojnë sërish anësorin e mbrojtjes, ku pritet të jenë të pranishëm në miqësoren e 22 marsit, ndaj Kilit, në Parma.

Ndërkaq, kujtojmë se Mitaj u transferua në Rusi verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga “gjigantët” grek të AEK Athens, ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku te pesë deri në gjashtë milionë euro duke qenë tërësisht i përballueshëm për Juventusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligë.…