Aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën’ do ta përfshijë edhe veriun

15 shtator 2018 | 08:43

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka bërë me dije se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili do të fillojë sot (e shtunë), do ta përfshijë edhe pjesën e veriut.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se në kuadër të aksionit do të ndodhë edhe pastrimi i pikave kufitare në veri të Kosovës, pika 1 dhe 31.

Sipas Matoshit, aksioni ka për qëllim pastrimin e brezave kufitarë, largimin e mbi 1 000 deponive ilegale, pastrimin e brezave rrugorë dhe brezave të lumenjve.

Ai ka thënë se deponitë regjionale do t’i pranojnë mbeturinat pa pagesë në periudhën tremujore të pastrimit sa do të zgjasë ky aksion.

Matoshi u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve, bashkësive fetare, subjekteve politike, FSK-së, KFOR-it, shoqërisë civile dhe medieve, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të…