Courtois i nënshtrohet operacionit, reagon Reali

20 mars 2024 | 14:51

Thibaut Courtois u lëndua sërish në stërvitje me Real Madridin dhe do t’i mungojë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi i “Los Blancos” ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se portieri iu nënshtrua sot një operacioni. “Lojtari ynë Thibaut Courtois iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për dëmtimin e meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit. Courtois do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim”, ka shkruar Real Madridi.

Ajo që mund të thuhet me siguri për Courtois është se rikthimi në fushë nuk do të ndodhë pa kaluar të paktën dy muaj. Sa i takon objektivit, synohet prezenca në Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ka thënë se ShBA-ja “100 për qind” do…