![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/muriqi.jpg)
‘Dardanët’ zhvillojnë stërvitjen e radhës
20 mars 2024
| 15:04
Futbollistët dardanë kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në këtë seancë përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në aspektin taktik. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Kosova zhvillon dy miqësore, ndaj Armenisë më 22 mars dhe Hungarisë më 26 mars.