Reka takohet me përfaqësuesin e ShBA-së në OKB për çështjet speciale politike

20 mars 2024 | 15:06

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork është duke vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme të përfaqësuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në kuadër të këtyre takimeve me qellim të fuqizimit të subjektivitetit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, Reka të mërkurën është takuar me përfaqësuesin e ShBA-së në OKB për çështjet speciale politike, Robert Wood.

“Nga takimi me ambasadorin Robert Wood, përfaqësuesin e ShBA-së në OKB për çështjet speciale politike”, ka shkruar Reka në mbishkrimin e fotografisë se publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët dardanë kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në Kampin Nacional…